Në kuadër të sezonit të ri të diplomacisë kulturore të Ambasadës, për tre ditë radhazi publiku vizitoi ekspozitën e hapur në ambientet e Ambasadës, të piktorëve të njohur shqiptarë Agron Dingo dhe Agron Bejte.
Ja postimi i plotë i ambasadës tonë në Greqi:
🎨🖌 Publiku artdashës, në kuadër të sezonit te ri të diplomacisë kulturore të Ambasadës, shijoi për tre dite radhazi ekspozitën e hapur në ambientet e Ambasadës, të piktorëve të njohur shqiptarë Agron Dingo dhe Agron Bejte.
📌 Agron Dingo, piktor, studiues dhe restaurator i veprave bizantine dhe Agron Bejte një ndër piktorët bashkëkohorë më të vlerësuar, erdhën për publikun me 101 punimet e tyre të punuara me teknika të ndryshme, si akuarel, akrilik etj., në të cilat dominuan portretet, natyra të qeta dhe peisazhet e vendit tonë me kolori te ndezura, frymëzuar nga peisazhet të vendlindjes së tyre.
👉 Dingo dhe Bejte, dy piktorët që e kanë nisur herët udhën e emigrimit, nuk e ndanë kurrë nga vetja pasionin, dashurinë për pikturën dhe me veprat e tyre kanë hapur disa ekspozita vetjake si dhe kanë qënë pjesëmarrës në ekspozita kombëtare e ndërkombëtare të vlerësuar me çmime të para.
👨🏻🎨👨🏻🎨 Dy Artistet, i dhuruan Ambasadës këtë fundjavë një atmosferë ndryshe duke i dhënë mundësine vizitorëve të shumtë të udhëtojnë për disa orë në botën e mrekullueshme të artit pamor, siç është piktura.
🤞🏻 Me urimet më të mira për dy piktorët në karrierën e tyre artistike, do të takohemi së shpejti në aktivitetet e radhës. 😊






