Deputeti demokrat Edmond Spaho ka reaguar me një status në rrjetet sociale në lidhje me stigmatizimin e Giorgia Meloni si e djathtë ekstreme.
Spaho shkruan për fituesen e zgjedhjeve në Itali, se ajo është e djathtë që do kombin e saj dhe do ju vërë drunë të paaftëve që qeverisin prej 20 vitesh Evropën.
Ja statusi i plotë i tij:
Meloni nuk eshte e djathte ekstreme. Ajo eshte thjesht e djathte qe lufton per kombin, fene, familjen, gjinine.
E djathte ekstreme e quajne spekulantet financiare nderkombetare si Sorosi, udheheqesit e paafte te se majtes, ata qe predikojne globalizmin, prindin X, zhdukjen e identitetit.
Prej dites se djeshme jane leshuar si qener dhe e quajne neofashiste, qe do shkaterroje BE, qe eshte antiamerikane, pro Putin, qe do ndikoje negativisht mbi fatin e Europes dhe nje sere marrezish te tjera.
Meloni eshte nje parfaqesuese e qendres se djathte qe do ju vere drune tere te paafteve qe kane mbi 20 vjet qe udheheqin Europen dhe do udheheqe Italine mbi bazen e identitetit kombetar, vlerat e familjes dhe zotit.




