Kryeministri Edi Rama teksa fliste në analizën për bilancin e sezonit turistik veror, tha se të gjithë ata që duan të investojnë në agroturizëm do të kenë mbështetjen e qeverisë.
Paguajnë nga 30 mijë paund për t’u larguar, por më shumë do të fitojnë këtu dhe ne do t’i mbështesim që të investojnë në agroturizëm.
“Të gjithë ata që paguajnë nga 30 mijë paund për të marrë ato rrugët e frikshme të emigracionit, në kërkim të një parajse që nuk kanë për ta gjetur, mund të bëjnë ekonominë e tyre atje në Kukës. Kërë nuk e them bazuar në një ëndërr, por bazuar në ato që kam parë. Të gjithë ata që duan të bëjnë një agroturizëm ne jemi gati t’i mbështesim. Të gjithë ata që e kanë bërë fitojnë më shumë nga ç’do fitonin nga një punë në të bardhë apo të zezë diku tjetër”, u shpreh kryeministri.



