27 shtatori është shpallur, si Dita Botërore e Turizmit dhe në këtë kuadër, ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro shkruan, se Shqipëria ka patur numrin më të lartë të vizitorëve të huaj dhe ata rikonfirmojnë se vendi jonë mbetet një destinacion për t’u zbuluar.
Ja postimi:
Mirëmëngjes 🤗 në Ditën Botërore të Turizmit, e cila na gjen në mbyllje të sezonit turistik veror, me numrin më të lartë ndonjëherë të vizitorëve të huaj 🔝 që po e rikonfirmojnë 🫶🇦🇱Shqipërinë si destinacioni për t’u zbuluar 🗺
Por edhe në një sezon më të ☘️ pastër, që shkon për shtat me temën e këtij viti nga Organizata Botërore e Turizmit për ta “rimenduar turizmin”, më ekologjik, të diversifikuar sa drejt detit po aq kah malit, me atraksionet kulturore dhe turizmin kulinar po ashtu, të sportevenatyrore dhe të agroturizmeve që e kanë zgjatur sezonin në 6️⃣ muaj, me synimin për ta pasur gjithëvjetor ⛰🧗♂️🪂🏖


