Mbas mbledhjes së kryesisë së partisë kryeministri Edi Rama ka folur për mediat, duke konfirmuar ndryshime brenda kësaj force politike.
Ai tha se lëvizjet janë të karakterit organizativ dhe nuk përbëjnë ndryshim të rëndësishëm.
“Ndryshime të natyrës organizative që nuk kanë ndonjë peshë, nuk janë ndryshime qeverie, të gjithë kanë detyrat dhe ndryshimi i pozicioneve në kushtet kur jemi drejt një fushate zgjedhore, s’ka asgjë të re”, tha Rama.
Mirëpo tashmë është bërë me dije se Arben Ahmetaj nuk ka më asnjë pozicion si drejtues politik dhe në Vlorë, në vend të tij është caktuar Blendi Klosi.

