Numri i raportuar i të vdekurve nga të shtënat me armë zjarri në një shkollë ruse është rritur në të paktën 13.
Në mesin e të vrarëve janë edhe shtatë fëmijë, thonë autoritet e Komitetit Kombëtar për Hetime. Ministria e Brendshme e Republikës Udmurtia fillimisht foli për gjashtë të vdekur dhe 20 të plagosur në qytetin e Izhevsk, kështu shkruan DW.
Por autoriteti hetimor konfirmoi se deri tani janë numëruar edhe 21 të plagosur, 14 fëmijë dhe gjashtë të rritur.
Vazhdojnë hetimet për këtë masakër të tmerrshme.



