Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka uruar sot koalicionin e djathtë që do qeverisë Italinë.
Ja postimi i tij:
Italia foli qartë!
Urimet më të mira Georgia Melonit për fitoren bindëse së bashku në koalicionin e qendrës së djathtës me Matteo Salvini dhe Silvio Berlusconi.
Duke i uruar shumë suksese qeverisjes së re të Italisë mike dhe partnere të rëndësishme strategjike, jemi të vendosur për forcimin e mëtejshëm dhe të gjithanshëm të marrëdhënieve mes dy vende dhe popujve tanë. 🇦🇱🤝🇮🇹

