Ministria e Shëndetësisë bën me dije se gjatë 24 orëve në vend janë regjistruar 11 raste të reja me Covid-19 nga 132 testime të kryera. Gjatë këtij harku kohor në vendin tonë nuk është shënuar viktima nga Covid-19.
Rastet e reja janë konfirmuar 5 në Tiranë, 3 në Vlorë, 2 në Delvinë, 1 në Pukë.
Janë 550 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 6 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2. Janë shëruar 55 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 326,702 që nga fillimi i epidemisë.

