NeutraleNeutrale
  • Opinion
  • Politikë
    Politikë
    Politika është arti i kërkimit të telasheve, gjetjes së tij kudo, diagnostikimit të gabuar dhe aplikimit të mjeteve të gabuara.
    Shfaq më shumë
    Më të lexuarat
    Intervista e Berishës për median rumune: Gjenerali Koldea është lidhja e vërtetë e Edi Ramës me kartelin Sinaloa
    2 years ago
    Dhunë në Këshillin Bashkiak, Blushi hedh letra mbi Veliaj, Halit Valteri hidhet në mbrojtje të kryebashkiakut
    2 years ago
    Xhelal Mziu/Mbi 700 milionë euro është dëmi i shkaktuar buxhetit të shtetit për vitin 2023, konstatuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH), ose në vlerë prej 72.386.606.000 lekë!
    2 years ago
    Të Fundit
    Kryesia miraton risitë dhe ndryshimet e propozuara në statutin e PD, vendimmarrja i takon Kuvendit të partisë që mblidhet më 30 maj
    3 days ago
    IDC-CDI uron Berishën për zgjedhjen kryetar i PD
    4 days ago
    Sali Berisha: Edi Rama i lëpihet Gysit
    4 days ago
    Belind Këlliçi/ Kupola e drejtësisë i buzëqesh korrupsionit, i hapet rruga lirimit të kreut të 5D, Erion Veliaj!
    5 days ago
  • Rajoni
  • Bota
  • Ekonomi
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kulturë
Reading: 18 punonjës të IEVP Fier dënohen me arrest shtëpie , i ulnin dënimin të burgosurve
Share
Notification Shfaq më shumë
Të Fundit
Presidenti i Këshillit Europian Antonio Costa konfirmon vizitën në Shqipëri
Kryesore
Kryesia miraton risitë dhe ndryshimet e propozuara në statutin e PD, vendimmarrja i takon Kuvendit të partisë që mblidhet më 30 maj
Kryesore Politikë
Zv/kryeministrja Albana Koçiu: Shqipëria sot hyn në një fazë të re të negociatave me BE-në
Të tjera
IDC-CDI uron Berishën për zgjedhjen kryetar i PD
Kryesore Politikë
Sali Berisha: Edi Rama i lëpihet Gysit
Kryesore Politikë
Aa
NeutraleNeutrale
Aa
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Opinion
  • Kulturë
  • Letërsi
  • Ekonomia
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz
  • Kategoritë
    • Politikë
    • Kulturë
    • Opinion
    • Rajoni
    • Bota
    • Ekonomia
    • Lifestyle
    • Sport
  • Paneli
    • Postimet e ruajtura
    • Personalizo interesat
Follow US
  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

18 punonjës të IEVP Fier dënohen me arrest shtëpie , i ulnin dënimin të burgosurve

Neutrale
Last updated: 2022/09/26 at 7:16 PM
Neutrale 4 years ago
Share
SHARE

NJOFTIMI I MINISTRISË SË DREJTËSISË:

Hetimi i SHKB dhe DPB, 18 punonjës dhe ish-punonjës në IEVP Fier në “arrest shtëpie”

Pas një pune voluminoze të Drejtorisë së Kontrollit të Brendshëm në Ministrinë e Drejtësisë, Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve në bashkëpunim edhe me Prokurorinë e rrethit gjyqësor Tiranë, janë kryer ekzekutimet e vendimit të gjykatës, masë me “arrest shtëpie”, për një numër të konsiderueshëm punonjësish të IEVP Fier, të cilët kanë konsumuar një sërë veprash penale si: “Falsifikim i dokumentave”, “Falsifikim i vulave stampave dhe formularëve”, “Shpërdorim detyre”, “Vjedhje e energjisë elektrike” të kryera në bashkëpunim.

1. Gerard Nonaj, me detyrë Përgjegjës i Sektorit Ligjor në IEVP Fier, që nga muaji Qershor i vitit 2018, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Falsifikim i dokumenteve”, “Falsifikim i vulave, stampave dhe formularëve”, “Shpërdorim detyre” parashikuar nga nenet 186,190, 248 dhe të K.Penal. (Në cilësinë e përgjegjësit të sektorit juridik nuk ushtron detyrat e përcaktuara nga ligji, lejon dhe kryen falsifikimin e dokumenteve dhe falsifikimin e formularëve për të dënuarit, të cilët kanë përfituar ulje dënimi në mënyrë të pa drejtë në 41 raste).

2. Ervis Alliaj, me detyrë Përgjegjës i Sektorit Ligjor (larguar nga detyra) i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Falsifikim dokumenteve” dhe “Falsifikim i vulave, stampave dhe formularëve” parashikuar nga nenet 186 dhe 190 K.Penalë. (Në cilësinë e shefit të sektorit juridik nuk ushtron detyrat e përcaktuara nga ligji, shënon në kartelën personale përfitimin e amnistisë dhe lejon kryerjen falsifikimin e dokumenteve dhe falsifikimin e formularëve për të dënuarit në 21 raste).

3. Bashkim Meci, me detyrë ish Përgjegjës i Sektorit të Policisë i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Shpërdorim detyre”, “Falsifikim i dokumenteve”, parashikuar nga nenet 186 dhe 248 K.Penal. (Në cilësinë e shefit të policisë duke qenë anëtar në komisionin e vlerësimit të sjelljes në bashkëpunim me sektorë të tjerë në IEVP Fier, pasqyrojnë të dhëna të rreme në lidhje me procesin e rehabilitimit të dënuarve nga të cilat janë përfituar ulje dënimi në gjykatë dhe falsifikimin e formularëve për të dënuarit, të cilët kanë përfituar ulje dënimi në mënyrë të pa drejtë në 40 raste).

4. Eris Isufaj, me detyrë Përgjegjës i Sektorit të Kujdesit Social, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Shpërdorim detyre”, “Falsifikim i dokumenteve”, parashikuar nga nenet 186 dhe 248 K.Penal. (Në cilësinë e shefit të sektorit social nuk ka hapur regjistër për përllogaritjen e ditëve të punës, si dhe duke qenë anëtar në komisionin e vlerësimit të sjelljes në bashkëpunim me sektorë të tjerë në IEVP Fier, pasqyrojnë të dhëna të rreme në lidhje me procesin e rehabilitimit të dënuarve nga të cilat janë përfituar ulje dënimi në gjykatë dhe falsifikimin e formularëve për të dënuarit, të cilët kanë përfituar ulje dënimi në mënyrë të pa drejtë në 46 raste).

5. Albi Rezhda, me detyrë ish Përgjegjës i Sektorit të Burimeve Njerëzore, i dyshuar për veprën penale “Shpërdorim detyre”, parashikuar nga neni 248 i K.Penal. (Në cilësinë e kryetarit të Komisionit të përllogaritjes për verifikimin e të dënuarve dhe paraburgosurve të cilët janë të punësuar, të ngritur me Urdhrin nr.83 Prot., datë 07.01.2021, me mosveprim nuk e zbatojnë urdhrin e ligjshëm për pasojë kanë sjellë regjistrim fiktiv të dënuarit për dalje në punë dhe nuk kanë marrë masa konkrete për aktivizimin e saktë e të dënuarve në punë në 28 raste).

6. Dorian Nunkaj, me detyrë Përgjegjës i Sektorit të Burimeve Njerëzore (i Komanduar), i dyshuar për veprën penale “Shpërdorim detyre”, parashikuar nga neni 248 i K.Penal. (Në cilësinë e kryetarit të Komisionit të përllogaritjes për verifikimin e të dënuarve dhe paraburgosurve të cilët janë të punësuar, të ngritur me Urdhrin nr.83 Prot., datë 07.01.2021, me mosveprim nuk e zbatojnë urdhrin e ligjshëm për pasojë kanë sjellë regjistrim fiktiv të dënuarit për dalje në punë dhe nuk kanë marrë masa konkrete për aktivizimin e saktë e të dënuarve në punë në 22 raste).

7. Arbri Gjermeni, me detyrë Përgjegjës i Sektorit të Shëndetësisë, i dyshuar për veprën penale “Shpërdorim detyre”, parashikuar nga neni 248 i K.Penal. (Në cilësinë e kryetarit të Komisionit të përllogaritjes për verifikimin e të dënuarve dhe paraburgosurve të cilët janë të punësuar, të ngritur me Urdhrin nr.83 Prot., datë 07.01.2021, me mosveprim nuk e zbatojnë urdhrin e ligjshëm për pasojë kanë sjellë regjistrim fiktiv të dënuarit për dalje në punë dhe nuk kanë marrë masa konkrete për aktivizimin e saktë e të dënuarve në punë në 28 raste).

8. Enflor Hoxha, me detyrë Përgjegjës i Sektorit të Shëndetësisë (i komanduar), i dyshuar për veprën penale “Shpërdorim detyre”, parashikuar nga neni 248 i K.Penal. (Në cilësinë e kryetarit të Komisionit të përllogaritjes për verifikimin e të dënuarve dhe paraburgosurve të cilët janë të punësuar, të ngritur me Urdhrin nr. 83 Prot., datë 07.01.2021, me mosveprim nuk e zbatojnë urdhrin e ligjshëm për pasojë kanë sjellë regjistrim fiktiv të dënuarit për dalje në punë dhe nuk kanë marrë masa konkrete për aktivizimin e saktë e të dënuarve në punë në 23 raste).

9. Florida Mata me detyrë Përgjegjëse e Sektorit të Financës e dyshuar se ka konsumuar element të veprës penale “Vjedhje të energjisë elektrike” dhe “Shpërdorim detyre” e parashikuar nga nenet 137, 248 dhe 25 i K.Penal. (Në cilësinë e shefes së financës, pasi vihet në dijeni të lidhjes së kontratës së qirasë me subjektin tregtarë në IEVP Fier lejon vjedhjen e energjisë elektrike nga subjekti tregtarë duke plotësuar fatura afrofe të pagesës së energjisë elektrike në kundërshtim me aktet ligjore në fuqi, si dhe në parashikimet kontraktuale në kontratë me subjektin tregtar në dy ambiente të ndryshëm dhe ka nënshkruar organikën e punës, për të dënuar që nuk kanë dalë në punë rregullisht, për pasojë kanë përfituar ulje dënimi nga puna të dënuarit, në 12 raste).

10. Fatos Lika, me detyrë Përgjegjës i Sektorit të Policisë i komanduar në këtë detyrë dhe shefit të regjimit të brendshëm, i dyshuar për kryerjen e veprave penale ”Falsifikim i dokumenteve”, “Falsifikim i vulave, stampave dhe formularëve”, “ Shpërdorim detyre”, parashikuar nga nenet 186,190 dhe 248 të K.Penal. (Në cilësinë e shefit të shefit të regjimit të brendshëm duke qenë anëtar në komisionin e vlerësimit të sjelljes në bashkëpunim me sektorë të tjerë në IEVP Fier, pasqyrojnë të dhëna të rremë në lidhje me procesin e rehabilitimit të dënuarve nga të cilat janë përfituar ulje dënimi në gjykatë dhe ka nënshkruar organikën e punës, për të dënuar që nuk kanë dalë në punë rregullisht, për pasojë kanë përfituar ulje dënimi nga puna të dënuarit, në 23 raste).

11. Neritan Mataj me detyrë Specialist i Regjimit të Brendshëm, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Falsifikim i dokumenteve”, “Falsifikim i vulave, stampave dhe formularëve”, “Shpërdorim detyre”, parashikuar nga nenet 186,190 dhe 248 të K.Penal. (Në cilësinë e shefit të regjimit të brendshëm duke qenë anëtar në komisionin e vlerësimit të sjelljes në bashkëpunim me sektorë të tjerë në IEVP Fier, pasqyrojnë të dhëna të rreme në lidhje me procesin e rehabilitimit të dënuarve nga të cilat janë përfituar ulje dënimi në gjykatë në 6 raste).

12. Mato Mataj me detyrë Specialist i regjimit të brendshëm i dyshuar për kryerjen e veprave penale ”Falsifikim i dokumenteve”, “Falsifikim i vulave, stampave dhe formularëve”, “Shpërdorim detyre”, parashikuar nga nenet 186,190 dhe 248 të K.Penal. (Në cilësinë e shefit të regjimit të brendshëm duke qenë anëtar në komisionin e vlerësimit të sjelljes në bashkëpunim me sektorë të tjerë në IEVP Fier, pasqyrojnë të dhëna të rreme në lidhje me procesin e rehabilitimit të dënuarve nga të cilat janë përfituar ulje dënimi në gjykatë dhe ka nënshkruar organikën e punës, për të dënuar që nuk kanë dalë në punë rregullisht, për pasojë kanë përfituar ulje dënimi nga puna të dënuarit, në 12 raste).

13. Ermal Licaj me detyrë Specialist i sektorit social i dyshuar për kryerjen e veprave penale ”Falsifikim i dokumenteve”, “Falsifikim i vulave, stampave dhe formularëve”, “Shpërdorim detyre”, parashikuar nga nenet 186, 190 dhe 248 të K.Penal. (Në cilësinë e specialistit të sektorit social duke qenë anëtar në komisionin e vlerësimit të sjelljes në bashkëpunim me sektorë të tjerë në IEVP Fier, pasqyrojnë të dhëna të rreme në lidhje me procesin e rehabilitimit të dënuarve nga të cilat janë përfituar ulje dënimi në gjykatë, në 1 rast).

14. Xheniana Buzi me detyrë Specialist i sektorit social e dyshuar për kryerjen e veprave penale ”Falsifikim i dokumenteve”, “Falsifikim i vulave, stampave dhe formularëve”, “ Shpërdorim detyre”, parashikuar nga nenet 186, 190 dhe 248 të K.Penal. (Në cilësinë e specialistit të sektorit social ka paraqitur dokument me përmbajtje të ndryshëm nga ai që është administruar në dosje për të një të dënuar dhe duke qenë anëtar në komisionin e vlerësimit të sjelljes në bashkëpunim me sektorë të tjerë në IEVP Fier, pasqyrojnë të dhëna të rreme në lidhje me procesin e rehabilitimit të dënuarve nga të cilat janë përfituar ulje dënimi në gjykatë, në 10 raste).

15. Denisa Bendaj me detyrë specialist i sektorit social e dyshuar për kryerjen e veprave penale ”Falsifikim i dokumenteve”, “Falsifikim i vulave, stampave dhe formularëve”, “ Shpërdorim detyre”, parashikuar nga nenet 186, 190 dhe 248 të K.Penal. (Në cilësinë e specialistit të sektorit social duke qenë anëtar në komisionin e vlerësimit të sjelljes në bashkëpunim me sektorë të tjerë në IEVP Fier, pasqyrojnë të dhëna të rreme në lidhje me procesin e rehabilitimit të dënuarve nga të cilat janë përfituar ulje dënimi në gjykatë në 5 raste).

16. Sidorela Vogli me detyrë specialist i sektorit social e dyshuar për kryerjen e veprave penale ”Falsifikim i dokumenteve”, “Falsifikim i vulave, stampave dhe formularëve”, “Shpërdorim detyre”, parashikuar nga nenet 186, 190 dhe 248 të K.Penal. (Në cilësinë e specialistit të sektorit social duke qenë anëtar në komisionin e vlerësimit të sjelljes në bashkëpunim me sektorë të tjerë në IEVP Fier, pasqyrojnë të dhëna të rreme në lidhje me procesin e rehabilitimit të dënuarve nga të cilat janë përfituar ulje dënimi në gjykatë, në 4 raste).

17. Jonida Qato me detyrë specialist i sektorit social e dyshuar për kryerjen e veprave penale ”Falsifikim i dokumenteve”, “Falsifikim i vulave, stampave dhe formularëve”, “ Shpërdorim detyre”, parashikuar nga nenet 186, 190 dhe 248 të K.Penal. (Në cilësinë e specialistit të sektorit social duke qenë anëtar në komisionin e vlerësimit të sjelljes në bashkëpunim me sektorë të tjerë në IEVP Fier, pasqyrojnë të dhëna të rreme në lidhje me procesin e rehabilitimit të dënuarve nga të cilat janë përfituar ulje dënimi në gjykatë, në 3 raste).

18. Eduard Rrapaj administrator i njësisë tregtare në IEVP Fier, i dyshuar se ka konsumuar element të veprës penale “vjedhje të energjisë elektrike” në bashkëpunim me punonjës të IEVP Fier e parashikuar nga nenet 137 dhe 25 i K.Penal.

TAGGED: Lajme
Neutrale September 26, 2022
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinion

Ing. Ajet Ramçaj*/ Të bajmë gjithçka që mos t’u lamë trashëgim fëmijëve e nipërve një Shqipni të boshatisur…
2 years ago
Opinion/Nga Edison Ypi: Mokra ka vdekur
3 years ago
Shpetim Axhami*/ Rritja e cilësisë në arsim, frenon largimet e shumë familjeve për jashtë shtetit.
3 years ago
Ad imageAd image

Të fundit

Presidenti i Këshillit Europian Antonio Costa konfirmon vizitën në Shqipëri
2 days ago
Kryesia miraton risitë dhe ndryshimet e propozuara në statutin e PD, vendimmarrja i takon Kuvendit të partisë që mblidhet më 30 maj
3 days ago
Zv/kryeministrja Albana Koçiu: Shqipëria sot hyn në një fazë të re të negociatave me BE-në
4 days ago
IDC-CDI uron Berishën për zgjedhjen kryetar i PD
4 days ago
Sali Berisha: Edi Rama i lëpihet Gysit
4 days ago

Presidenti i Këshillit Europian Antonio Costa konfirmon vizitën në Shqipëri

Kryesia miraton risitë dhe ndryshimet e propozuara në statutin e PD, vendimmarrja i takon Kuvendit të partisë që mblidhet më 30 maj

Zv/kryeministrja Albana Koçiu: Shqipëria sot hyn në një fazë të re të negociatave me BE-në

IDC-CDI uron Berishën për zgjedhjen kryetar i PD

//

Ne ndikojmë në 20 milionë përdorues dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të aktualitetit, biznesit dhe teknologjisë në Shqipëri

  • Advertise with us
  • Newsletters
  • Deal

Katekorite

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Regjistrohu për buletinin tonë

Regjistrohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!


    NeutraleNeutrale
    Follow US

    © 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

    Removed from reading list

    Undo
    Neutrale
    Mirëse u ktheve!

    Hyni në llogarinë tuaj

    Lost your password?