Sot rreth orës 15:00, në shtratin e lumit Vjosa, është gjetur pa shenja jete shtetasi N. K. 65 vjeç, banues në Përmet.
Dyshohet se ai është mbytur në lumin Vjosa.
Ka qenë bashkëshortja e shtetasit N. K., e cila ka bërë njoftim se bashkëshorti i saj ishte larguar mbrëmjen e djeshme nga banesa.
Nga kqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

