M
MeteoAlb njofton se masat ajrore të qëndrueshme do të jenë prezente në të gjithë vendin përgjatë ditës së sotme.
Kthjellimet do të jenë më të dukshme gjatë paradites në Ultësirën Perëndimore dhe vranësira më të theksuara në zonat malore.
Ndërsa orët e mesditës dhe pasdites pritet që vranësirat të shtohen gradualisht, ku vranësirat mbeten më të fokusuara në zonat malore por nuk pritet të ketë reshje.
Temperaturat e ajrit do të vijojnë te rriten në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 7°C deri në 26°C.



