NeutraleNeutrale
  • Opinion
  • Politikë
    Politikë
    Politika është arti i kërkimit të telasheve, gjetjes së tij kudo, diagnostikimit të gabuar dhe aplikimit të mjeteve të gabuara.
    Shfaq më shumë
    Më të lexuarat
    Intervista e Berishës për median rumune: Gjenerali Koldea është lidhja e vërtetë e Edi Ramës me kartelin Sinaloa
    2 years ago
    Dhunë në Këshillin Bashkiak, Blushi hedh letra mbi Veliaj, Halit Valteri hidhet në mbrojtje të kryebashkiakut
    2 years ago
    Xhelal Mziu/Mbi 700 milionë euro është dëmi i shkaktuar buxhetit të shtetit për vitin 2023, konstatuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH), ose në vlerë prej 72.386.606.000 lekë!
    2 years ago
    Të Fundit
    Gazment Bardhi/ Edhe sa vila të padeklaruara duhet t’i zbulohen Belinda Ballukut, në mënyrë që SPAK të sjellë në Kuvend kërkesën për heqjen e imunitetit për t’i hapur rrugë arrestimit të saj?
    20 hours ago
    Gremina e arsimit në Shqipëri/ Prof. Luçiano Boçi: Asterix-i që shfryn propagandën
    2 days ago
    Belind Këlliçi/ Skandali i trafikut të armëve, duhen dorëheqje dhe hetime të menjëhershme nga SPAK!
    3 days ago
    Deputetët e PD takohen me të dërguarin special të Presidentit Trump për Partneritetet Globale, Paolo Zampolli.
    4 days ago
  • Rajoni
  • Bota
  • Ekonomi
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kulturë
Reading: Nikoleta Kovaçi/Këtu s’mund të jesh i ndershëm! Mjeku i ushtarakut dhe xhandarmëria e Ramës!
Share
Notification Shfaq më shumë
Të Fundit
Kontroll në një hotel në Krujë/ Armë zjarri, jelek antiplumb dhe 20 mijë euro cash, arrestohet pronari 40-vjeçar
Aktualitet
Luçiano Boçi/ QEVERIA NUK PO SHPËTON SHKOLLËN, PO ADMINISTRON BOSHATISJEN E SHQIPËRISË
Të tjera
Dr. Klodiana Spahiu betohet si Ministre e re e Shëndetësisë
Kryesore
Gazment Bardhi/ Edhe sa vila të padeklaruara duhet t’i zbulohen Belinda Ballukut, në mënyrë që SPAK të sjellë në Kuvend kërkesën për heqjen e imunitetit për t’i hapur rrugë arrestimit të saj?
Kryesore Politikë
Basir Çollaku/ SPAK me “Belindë” në dorë për të mbuluar Ron-Ramën në trafikun ndërkombëtar të armëve
Të tjera
Aa
NeutraleNeutrale
Aa
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Opinion
  • Kulturë
  • Letërsi
  • Ekonomia
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz
  • Kategoritë
    • Politikë
    • Kulturë
    • Opinion
    • Rajoni
    • Bota
    • Ekonomia
    • Lifestyle
    • Sport
  • Paneli
    • Postimet e ruajtura
    • Personalizo interesat
Follow US
  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

Nikoleta Kovaçi/Këtu s’mund të jesh i ndershëm! Mjeku i ushtarakut dhe xhandarmëria e Ramës!

Neutrale
Last updated: 2022/09/25 at 8:11 AM
Neutrale 4 years ago
Share
SHARE

Një mjek nuk e njollos një spital, e aq ma pak një sistem ndyresirë si ky i joni!
Një mjek, që nuk merr lekë, në fakt, asht ‘delja e zezë’ në këtë sistem monstruoz dhe denigrues shëndetësor, që asht instalue në Shqipni!

Unë besoj se ai djalë do të dijë ta ‘lajë’ veten para maskaradës së xhandarmërisë shtetnore që iu lëshue në mes të ditës, në mes të pavionit, mas nji provokimi absurd!
Show mjeran që na u servir eskluzivisht nëpër ekranet që shpejt do bahen show i radhës nga sulmi i xhandarmërisë se kryeminitrit tuj, dëshmoi se ai mjeku asht ‘delja e zezë’ e atij spitali ngrehinë!

Edhe fëmija 5 vjeç e din se ç’maskaradë ka prodhue sistemi shëndetësor në ktë vend që nis prej nga ilaçet të gjitha të skadueme e po aq të damshme për njerëzit, deri te mijëra euro që hidhen nëpër sheikët e spitaleve tona!
Pa hy tek tenderat e spitaleve e tek kryevjedhja-vrasje kovidi!

Unë gjithnjë kam besue që mjekët e ndershëm, në këtë sistem monstruoz do të jenë të rrezikuem në çdo sekond të punës së tyne, siç asht i rrezikuem çdo njeri i ndershëm i ktij vendi, në çdo sektor, e në çdo komunitet!
Pra, ktu vjedhja, abuzimi dhe korrupsioni janë etiketë nëse ti do me mbetë gjallë, në të kundërt do arrestohesh se prish biografinë e tufës!
Mirë që pergojohesh, mirë që konsiderohesh i pazoti me kanë si shumica, po një ditë të bukur të mrrinë xhandarmëria e Ramës dhe të fut në vathën e hajdutëve!

Ti s’mund të jesh perjashtim! Këtu s’mund të jesh i ndershëm!

Të gjithë jena përballë me ushtri hajnash nëpër spitale, që nga rojet e deri te shefa pavionesh e mjekë me emën! Ashtu siç jena përballë edhe me mjekë që na kane lanë me gojë hapun e të shastisun si nga sjellja, profesionalizmi e deri tek mospranimi me u ul as për një kafe!
Duke qenë se halli i kujtdo që shkon aty asht ma i madh se sa lekët, shqiptarët nuk e diskutojnë vlerën e tyne para vlerës së jetës!
Ndaj janë ba bashkëfajtor me pahir!
Mungesa e një institucioni dalëzotas në këtë vend na ka ba të jena të vetëviktimizuem përballë maskaradës së spitaleve, farmacive, sistemit në tërësi!

Gjithmonë e kam pas bindje se në spitalet tona, nëse të bie halli, që kujtdo i ka ra, të duhet në një dorë kallashnikovi e në tjetrën valixhja e parave!
Në të kundërt ose vdes kadalë ose shpejt si me rastin e kovidit!
Shqiptarët kto dy vite kanë msue e psue shumëçka nëpër spitale e asnjë s’guxon me hap za, as ata që kane mujt me i nxjerr njerzit e tyne fshehtas nga gërmadhat e spitaleve kovid!

Sigurisht se ktu nuk ke ku flet! Ktu njerëzit janë të bindun se nëse flet vritesh, ashtu siç janë të bindun se rruga e vetme me i ba shërbimin robit tand të sëmurë janë paratë e shumta se në spital nuk gjen dot as age e fasho, jo ma me i ba shërbimet që i nevojiten një pacienti!

Rasti i mësymjes së xhandarmërisë së Ramës në spitalin Ushtarak ishte mesazh!
Ashtu siç ai di me çue mesazh që ditën që ka marre pushtetin kur urdhëroi hedhjen në ere të shtëpisë së një familjeje me emën!
Prej 9 vjetesh ai nuk ka ba asnjë punë tjetër veç mesazheve fikse dhe të mirë orkestrueme në çdo sektor, punë e njeri që nuk asht mrena llojit të tij!

Dhe ajo që i ndodhi mjekut në spitalin Ushtarak mundet me i ndodh kujtdo në këtë vend! Këtë mos e harroni-vetëm hajnat, abuzuesit dhe të korruptuemit kanë imunitet në këtë vend!

Neutrale September 25, 2022
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinion

Ing. Ajet Ramçaj*/ Të bajmë gjithçka që mos t’u lamë trashëgim fëmijëve e nipërve një Shqipni të boshatisur…
3 years ago
Opinion/Nga Edison Ypi: Mokra ka vdekur
3 years ago
Shpetim Axhami*/ Rritja e cilësisë në arsim, frenon largimet e shumë familjeve për jashtë shtetit.
3 years ago
Ad imageAd image

Të fundit

Kontroll në një hotel në Krujë/ Armë zjarri, jelek antiplumb dhe 20 mijë euro cash, arrestohet pronari 40-vjeçar
1 hour ago
Luçiano Boçi/ QEVERIA NUK PO SHPËTON SHKOLLËN, PO ADMINISTRON BOSHATISJEN E SHQIPËRISË
1 hour ago
Dr. Klodiana Spahiu betohet si Ministre e re e Shëndetësisë
2 hours ago
Gazment Bardhi/ Edhe sa vila të padeklaruara duhet t’i zbulohen Belinda Ballukut, në mënyrë që SPAK të sjellë në Kuvend kërkesën për heqjen e imunitetit për t’i hapur rrugë arrestimit të saj?
20 hours ago
Basir Çollaku/ SPAK me “Belindë” në dorë për të mbuluar Ron-Ramën në trafikun ndërkombëtar të armëve
2 days ago

Kontroll në një hotel në Krujë/ Armë zjarri, jelek antiplumb dhe 20 mijë euro cash, arrestohet pronari 40-vjeçar

Luçiano Boçi/ QEVERIA NUK PO SHPËTON SHKOLLËN, PO ADMINISTRON BOSHATISJEN E SHQIPËRISË

Dr. Klodiana Spahiu betohet si Ministre e re e Shëndetësisë

Gazment Bardhi/ Edhe sa vila të padeklaruara duhet t’i zbulohen Belinda Ballukut, në mënyrë që SPAK të sjellë në Kuvend kërkesën për heqjen e imunitetit për t’i hapur rrugë arrestimit të saj?

//

Ne ndikojmë në 20 milionë përdorues dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të aktualitetit, biznesit dhe teknologjisë në Shqipëri

  • Advertise with us
  • Newsletters
  • Deal

Katekorite

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Regjistrohu për buletinin tonë

Regjistrohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!


    NeutraleNeutrale
    Follow US

    © 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

    Removed from reading list

    Undo
    Neutrale
    Mirëse u ktheve!

    Hyni në llogarinë tuaj

    Lost your password?