Një makinë është djegur gjatë orëve në natës në Bilisht.
Mësohet se mjeti është në pronësi të së shumënjohurës 27-vjeçare Deizi Arapi.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes për të zbardhur rrethanat dhe ende nuk është përcaktuar nëse djegia e mjetit ka qenë e qëllimshme apo aksidentale.
Kjo është hera e dytë që Arapit i djegin makinën.
27 vjeçarja devollite u arrestua një muaj më parë pasi u konfliktua me punonjësit e policisë gjatë shoqërimit në Komisariat pas ankesave të banorëve për prishje të qetësisë publike.
Ajo së bashku me të motrën, Xhesika Arapi u shoqëruan në komisariat më 23 gusht, mbasi gjatë natës ndërsa udhëtonin me makinën e tyre bërtisnin dhe çonin volumin e muzikës në maksimum duke alarmuar qytetin.
Kur policia mbërriti për t’i shoqëruar, motrat nuk kursyen fjalorin banal ndaj uniformave blu dhe video e përplasjes së tyre u bë virale në rrjet.
Deizi Arapit i kanë djegur makinën tip “Smart” edhe para 4 vitesh.
Hetimet në atë kohë bënë me dije se djegia e mjetit mund të ishte bërë për xhelozi.

