Ngjarja ka ndodhur në Kretë të Greqisë.
Mediat vendase shkruajnë një një 27 vjeçar që udhëtonte me motorr mbrëmjen e së shtunës u përplas me një furgon që transportonte turistë.
I riu 27 vjeç ndërroi jetë në vend, kurse shoferi i furgonit dhe dy turistë u plagosën.
“Mesara e Kretës është në zi që kur një i ri dha frymën e fundit në asfalt. 27-vjeçari Giorgos Papadakis ka ndërruar jetë mbrëmë në rrugën nga Pitsidia për në Matala,…
Mediat greke raportojnë se në vendngjarje kanë mbërritur autoambulancat e EKAB-it të cilët kanë marrë drejtuesin e makinës pa ndjenja dhe dy pasagjerët të cilët mësohet se nuk kanë pësuar lëndime të rënda, ndërsa i riu kishte ndërruar jetë në vend.
Sakaq, viktima ishte një biznesmen mjaft i njohur në ishull”



