Një 29 vjeçar është shpallur në kërkim pasi akuzohet se ka përdhunuar një të mitur në Vlorë.
Bëhet fjalë për shtetasin S. Z., 29 vjeç, i cili dyshohet se ka kryer marrëdhenie seksuale me dhunë me një 16-vjeçare. Tashmë Policia po punon për kapjen e tij.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Selenicë referuan materialet në Prokurori dhe u bë shpallja në kërkim e shtetasit S. Z., 29 vjeç, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhenie seksuale me dhunë me një 16-vjeçare. Vijon puna për kapjen e tij”, njofton Policia.