NeutraleNeutrale
  • Opinion
  • Politikë
    Politikë
    Politika është arti i kërkimit të telasheve, gjetjes së tij kudo, diagnostikimit të gabuar dhe aplikimit të mjeteve të gabuara.
    Shfaq më shumë
    Më të lexuarat
    Intervista e Berishës për median rumune: Gjenerali Koldea është lidhja e vërtetë e Edi Ramës me kartelin Sinaloa
    2 years ago
    Dhunë në Këshillin Bashkiak, Blushi hedh letra mbi Veliaj, Halit Valteri hidhet në mbrojtje të kryebashkiakut
    2 years ago
    Dita e 144 e tubimit/ Berisha-emigrantëve: Ju jeni autorët e kapitullit të parë të demokracisë në Shqipëri!
    2 years ago
    Të Fundit
    Parlament/ Berisha: Të bëjmë një ndërhyrje urgjente për të hequr çdo taksë ndaj naftës për fermerët dhe transportin publik
    2 days ago
    Berisha: Samiti i Diasporës përfundon në mbledhje të burokratëve!
    3 days ago
    Pallati i shkrumbuar në Tiranë/ Rama, do rindërtohet nga ndërtuesi. Reagon Noka: Pallatet e tua dhe të çerrit në burg
    3 days ago
    Belind Këlliçi/ Ka dy përgjegjës për katastrofën dje në Tiranë, Edi Rama dhe Erion Veliaj!
    3 days ago
  • Rajoni
  • Bota
  • Ekonomi
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kulturë
Reading: Shefja e FMN-së paralajmëron se “njerëzit do të dalin në rrugë” në të gjithë botën, nëse nuk ndërmerren hapa për të lehtësuar inflacionin
Share
Notification Shfaq më shumë
Të Fundit
Rihapet Ngushtica e Hormuzit, por Bordi shqiptar i Transparencës, sot i shtoi dhe 3 lekë çmimit të naftës, teksa në botë çmimet kanë rënë dukshëm
Të tjera
Presidenti Begaj dekreton lirimin nga detyra të 5 ambasadorëve (Emrat)
Kryesore
Në bursë ka rënie të dukshme/ Bordi shqiptar i Transparencës ka rritur sot me 3 lekë çmimin e naftës
Ekonomia Kryesore
Basir Çollaku/ Të gjithë paguhemi nga droga!!?
Të tjera
Kryetari i Kuvendit, Peleshi pret në takim Kryetarin e Bashkisë së Horës së Arbëreshëve
Të tjera
Aa
NeutraleNeutrale
Aa
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Opinion
  • Kulturë
  • Letërsi
  • Ekonomia
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz
  • Kategoritë
    • Politikë
    • Kulturë
    • Opinion
    • Rajoni
    • Bota
    • Ekonomia
    • Lifestyle
    • Sport
  • Paneli
    • Postimet e ruajtura
    • Personalizo interesat
Follow US
  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

Shefja e FMN-së paralajmëron se “njerëzit do të dalin në rrugë” në të gjithë botën, nëse nuk ndërmerren hapa për të lehtësuar inflacionin

Neutrale
Last updated: 2022/09/24 at 8:33 AM
Neutrale 4 years ago
Share
SHARE

“Njerëzit do të dalin në rrugë” anembanë botën nëse nuk ndërmerren hapa për të mbrojtur shtresat më vulnerabël nga inflacioni, paralajmëroi të mërkurën shefja e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), Kristalina Georgieva.

“Është e rëndësishme të mbahet parasysh se ky ndikim i ndërthurur i disa krizave të njëpasnjëshme, po teston durimin e njerëzve dhe mundësitë e tyre për t’u rikuperuar nga vështirësitë. Dhe, nëse nuk ndërmerrnen veprime konkrete për të mbështetur shtresat më vulnerabël, do të ketë pasoja,” tha ajo për CNN.

“Nëse nuk reduktojmë inflacionin, kjo do të rëndojë mbi shtresat më vulnerabël, sepse rritja stratosferike e çmimeve të ushqimeve dhe të energjisë për ata që janë në gjendje më të mirë ekonomike është thjesht një shqetësim, por, për njerëzit e varfër, është një tragjedi. Për këtë arsye, duhet të mendojmë së pari për njerëzit e varfër kur flasim për përballjen me inflacionin,” tha Georgieva.

Bankat qendrore në mbarë botën nuk kanë “zgjidhje tjetër” veçse të rrisin normat e interesit, në një përpjekje për të luftuar inflacionin, shtoi ajo.

“Politikat fiskale, nëse shkojnë bujarisht për t’i ndihmuar të gjithë, në fakt do të jenë duke penguar qëllimet e politikës monetare. Ato do të përbënin armikun e politikës monetare, sepse do të rritnin kërkesën dhe kjo do të shtonte akoma më shumë çmimet. Si rrjedhojë, do të duheshin më shumë shtrëngime të politikës monetare,” tha shefja e FMN-së. “Problemi më kritik me të cilin përballemi është rivendosja e kushteve të nevojshme për rritje ekonomike, ndërsa stabiliteti i çmimeve është një parakusht kritik për këtë,” shtoi ajo.

Ngjarjet që kanë nxitur rritjen e çmimeve, kryesisht varianti Omicron i Covid-19 dhe pushtimi i Ukrainës nga Rusia, e kanë “bërë inflacionin armikun tonë më të madh në kohët e sotme”, tha shefja e FMN-së.

“Ky vit është i vështirë, por viti i ardhshëm do të jetë akoma më i vështirë. Pse? Për shkak të tronditjeve të njëpasnjëshme. Në vetëm tri vite të shkurtra, kemi pasur pandeminë (e cila ende nuk ka mbaruar), luftën, rritjen e çmimeve të energjisë dhe të ushqimeve për shkak të pushtimit të Ukrainës, dhe të gjitha këto kanë rezultatuar në një krizë të kostos së jetesës,” tha ajo për CNN.

Kur u pyet për rritjen e mbështetjes për kandidatët e ekstremit të djathtë në vende si Italia dhe Suedia, Georgieva tha se ajo “nuk është e befasuar që njerëzit janë të zemëruar. Ata janë mbyllur në shtëpitë e tyre për muaj me radhë. Ata shohin se çmimet po rriten në mënyrë dramatike. Dhe kjo është arsyeja pse apeli im për politikëbërësit është që të jenë të vëmendshëm.”

Shefja e FMN-së tha se ngjarjet që kanë nxitur rritjen e çmimeve, kryesisht varianti Omicron i Covid-19 dhe pushtimi i Ukrainës nga Rusia, e kanë “bërë inflacionin armikun tonë më të madh në kohët e sotme”.

Do të ketë “njerëz në rrugë”, tha ajo. “Nëse nuk jemi në gjendje të mbrojmë ndjenjën e mbijetesës dhe të solidaritetit, kjo është ajo që do të ndodhë.”/CNN

TAGGED: Lajme
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinion

Ing. Ajet Ramçaj*/ Të bajmë gjithçka që mos t’u lamë trashëgim fëmijëve e nipërve një Shqipni të boshatisur…
2 years ago
Opinion/Nga Edison Ypi: Mokra ka vdekur
3 years ago
Shpetim Axhami*/ Rritja e cilësisë në arsim, frenon largimet e shumë familjeve për jashtë shtetit.
3 years ago
Ad imageAd image

Të fundit

Rihapet Ngushtica e Hormuzit, por Bordi shqiptar i Transparencës, sot i shtoi dhe 3 lekë çmimit të naftës, teksa në botë çmimet kanë rënë dukshëm
9 hours ago
Presidenti Begaj dekreton lirimin nga detyra të 5 ambasadorëve (Emrat)
12 hours ago
Në bursë ka rënie të dukshme/ Bordi shqiptar i Transparencës ka rritur sot me 3 lekë çmimin e naftës
12 hours ago
Basir Çollaku/ Të gjithë paguhemi nga droga!!?
15 hours ago
Kryetari i Kuvendit, Peleshi pret në takim Kryetarin e Bashkisë së Horës së Arbëreshëve
1 day ago

Rihapet Ngushtica e Hormuzit, por Bordi shqiptar i Transparencës, sot i shtoi dhe 3 lekë çmimit të naftës, teksa në botë çmimet kanë rënë dukshëm

Presidenti Begaj dekreton lirimin nga detyra të 5 ambasadorëve (Emrat)

Në bursë ka rënie të dukshme/ Bordi shqiptar i Transparencës ka rritur sot me 3 lekë çmimin e naftës

Basir Çollaku/ Të gjithë paguhemi nga droga!!?

//

Ne ndikojmë në 20 milionë përdorues dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të aktualitetit, biznesit dhe teknologjisë në Shqipëri

  • Advertise with us
  • Newsletters
  • Deal

Katekorite

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Regjistrohu për buletinin tonë

Regjistrohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!


    NeutraleNeutrale
    Follow US

    © 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

    Removed from reading list

    Undo
    Neutrale
    Mirëse u ktheve!

    Hyni në llogarinë tuaj

    Lost your password?