Deputetja demokrate e Krujës, Merita Bakiu, në një status në rrjetet sociale, ka reaguar për mbylljen e kolegjit “Mehmet Akif”.
Ajo e nis reagimin e saj me një citim nga Hygo, duke shkruar se kush hap një shkollë, mbyll një burg.
E kjo në rastin konkret nënkupton që kush mbyll një shkollë, hap një burg…
Ja postimi i deputetes:
📚 “KUSH HAP DYERT E NJË SHKOLLE, MBYLL DYERT E NJË BURGU” – Viktor Hygo
📌 Mbyllja e një prej shkollave private më dinjitoze në këtë vend, e kolegjit arsimor “Mehmet Akif” është një nga aktet më të turpshme të kësaj qeverie, që tregon degradimin e saj. Kjo është dëshmi e dështimit të qeverisë së Edi Ramës, që e ka kthyer arsimin në një instrument të politikës së tij të shëmtuar, duke e bërë pjesë të pazareve dhe axhendave personale.
Ata që shkatërruan këtë vend dhe po e fundosin çdo ditë në varfëri këtë popull, tani po u japin motivin e fundit të rinjve të ikin nga ky vend.
Nuk ka regjim më të keq sesa ai që urren arsimin, kulturën, të ardhmen…!
Ndërsa mbyll shkollat model të arsimit, qeveria
bën gati ” ligje” për të pastruar paratë e krimit dhe drogës!
Turp! Turp! Turp!



