Një aksident me pasojë vdekje ka ndodhur mbrëmjen e së premtes në aksin nacional Fier- Patos, pranë vendit të quajtur “ Kthesa e Patosit”, aty ku ndahen rrugët për Patos dhe Berat.
Njoftimi:
“Në datë 23.09.2022, në aksin rrugor “Fier-Patos”, një automjet ende i paidentifikuar ka përplasur me pasojë vdekjen një shtetas, rreth 50 vjeç.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit, identifikimin e viktimës dhe identifikimin e drejtuesit të mjetit i cili është larguar nga vendngjarja.”

