Trajneri i kombëtares shqiptare, Edi Reja, ka dalë sot para mediave dhe ka folur për ndeshjen kundër Izraelit.
Është një ndeshje vendimtare për ekipin tonë dhe duhet siguruar vendi i parë në Ligën B, që garanton play-off të Europianit 2024, por edhe vazon e dytë në shortin e kualifikuesve të tij.
Kujtojmë se ndeshja e parë në Tiranë u fitua nga Izraelitët me rezultatin 1-2.
Kombëtarja jonë është nisur sot për në Tel Aviv, ku do të luhet takimi.
Midis të tjerave Reja tha:
“Unë e njoh pak forcën e Izraelit se i njohëm në ndeshjen e parë. Është një ekip që ka padyshim cilësi, pavarësisht se kush mungon apo luan. Kushdo që luan do të jetë në maksimum, pasi edhe Izraeli e di që është një ndeshje vendimtare, të dy palët do të duam të fitojmë. Pastaj të shohim kush është vendosur më mirë në fushë, kush ka mentalitetin e duhur dhe kush ka dëshirën për të bërë rezultatin, kjo vlen. Këto jemi, do ta luajmë në fushë, urojmë të fitojmë.
E dimë se pikët janë këto, ata kanë 5 pikë, ne kemi 1. Nuk na mbetet gjë tjetër veç fitores nëse duam të shpresojmë për vendin e parë, se nuk ka alternativa”, tha Reja





