Lumi Vjosa (Aos) personifikohej në antikitet si një Hy madhështor dhe plak.
Për të kishte skulptura që paraqesnin kultin e këtij lumi.
Një e tillë, në mermer të bardhë, me lartësi 49 cm dhe gjerësi 70 cm, është gjetur në qytetin Apolonisë.
Skulptura i përket shekullit III para Krishtit.
Identifikimin e hyut “Lumi i Vjosës” arkeologët kanë mundur ta bëjnë duke u mbështetur në elementë të posaçëm me karakter historik, numizmatik dhe mitologjik.
Zbuluesi i kësaj skulpture është Prof. Hasan Ceka.




