Tjetër aksident me vdekje në rrugën e Peqinit.
Mbas aksidentit të mesnatës ku humbi jetën një person dhe u plagosën dy të tjerë, mëngjesin e kësaj të enjteje një tjetër viktimë shënohet në aksin rrugor Elbasan-Peqin, në fshatin Bishqem.
Mësohet se një furgon është përplasur me një motor dhe për pasojë ka humbur jetën drejtuesi i motorrit.
Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes, ndërsa në vendngjarje ka mbërritur policia.

