Moti ditën e sotme në territorin shqiptar, deri në mesditë do të karakterizohet nga kthjellimet në ultësirën perëndimore dhe kalime të pakta vranësirash në zonat malore.
Sipas MeteoAlb, mesdita dhe pasditja do të shfaqin vranësirat në vend, ku në zonat e thella malore do të krijojnë dhe mundësi të pakta për reshje të imta shiu.
Temperaturat e ajrit do të ulen lehtë në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 6 gradë Celsius deri në 25 gradë Celsius.
Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 35 km/h kryesisht nga drejtimi verior – verilindor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 2 ballë.

