Bardh Spahia, kryebashkiaku i Shkodrës ka pritur në një takim zyrtar Ambasadorin e Hungarisë në Shqipëri z. Lóránt Balla së bashku me konsullin e nderit të Hungarisë në Shkodër, z. Kliti Hoti dhe konsullin e Hungarisë z. Antal Kulcsar.
Spahia shkruan, se folëm për marrëdhëniet e vjetra miqësore dhe projekte të përbashkëta.
Ja postimi i plotë:
Mirënjohje çdo aleati të vendit tonë, i cili Shkodrën e ka parë gjithmonë si një pikë të fortë reference dhe model bashkëpunimi.
Kënaqësi të mirprisja në Shkodër Ambasadorin e Hungarisë në Shqipëri z. Lóránt Balla së bashku me konsullin e nderit të Hungarisë në Shkodër, z. Kliti Hoti dhe konsullin e Hungarisë z. Antal Kulcsar.
Folëm rreth marrëdhënieve tradicionale mes dy vendeve tona 🇦🇱🇭🇺, fushat e bashkëpunimit që kemi patur deri më sot, si dhe forcimin e metejshëm të këtij partneriteti me interes të përbashkët.
Të tjera projekte zhvillimore dhe zgjerim i fushave të bashkëpunimit janë prioritet i punës tonë, për të cilat me ambasadorin z.Lóránt Balla dakordësuam të përshpejtojmë hapat, me synimin që ato të jenë një realitet i prekshëm për qytetarët.

