Një vatër e madhe zjarri ka shpërthyer ditën e sotme në Kaninë të Vlorës, apo ballkoni i qytetit sikurse e quajnë vendasit.
Fillimisht zjarri ka rënë në zonën e Bishtit të Kalldrëmit e më pas është ngjitur duke djegur shkurre në zonën e Kaninës.
Për shuarjen e flakëve janë angazhuar tre mjete zjarrfikëse si dhe një helikopter. Burime zyrtare pohojnë se zjarri ka marrë përmasa të mëdha e po djeg ullinj e toka të fshatit.
Teksa banorë të zonës shprehin shqetësim në rrjetet sociale se flakët po afrohen te rreshti i parë i banesave.

