Një 43 vjeçar është arrestuar pasi akuzohet se vodhi një shumë parash dhe bizhuterish në një dyqan në qytetin e Sarandës.
Ibrahim Duda duhej të ishte në shtëpi duke ekzekutuar masën e sigurisë ‘arrest shtëpie” por duket që ka dalë dhe ka vjedhur
“Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi ka vjedhur një shumë parash dhe bizhuteri, në një dyqan, në lagjen nr.4, Sarandë” informoi policia e Sarandës.
Pas verifikimeve ka rezultuar se ky shtetas ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, duke dalë jashtë banesës.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.



