Deputetët demokrat patën dhe një komunikim me mediat, sinteza e deklaratës së fjalës së Sulës, më poshtë:
U riktheva sot në Gjykatën Kushtetuese me kolegun Bledion Nallbati për të depozituar një kërkesë në emër të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike për shkrirjen e Bordit të Transparencës për Çmimet e Ushqimeve.
Ajo strukturë është e kundraligjshme dhe nuk mbron interesin e qytetarëve. Apeloj që Kushtetuesja ta trajtojë me prioritet këtë çështje pasi lidhet direkt me jetën e qytetarëve e cila po vështirësohet çdo ditë e më shumë nga kjo qeveri.

