Dje u përcoll për në banesën e fundit Mbretëresha Elizabeth II.
Monarkja britanike u përcoll në një ceremoni shtetërore nga më të mëdhatë deri dje.
Sipas të dhënave mendohet se funerali është ndjekur në televizione nga 4.1 miliardë njerëz në mbarë botën. Elizabeth jetoi 96 vite, nga të cilat 70 në fron.
Kostoja e ceremonisë, me 2,000 të ftuar zyrtarë, paraparakisht vlerësohet të jetë së paku 7.5 milionë dollarë.

