Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan, pas takimit që zhvilloi me të është shprehur se lideri rus po kërkon t’i japë fund luftës që filloi në Ukrainë.
Erdogan u shpreh se gjatë bisedës me Putin kuptoi se ai dëshironte që t’ i jepte fund sa më shpejt.
“Ai në fakt po më tregon se është i gatshëm t’i japë fund kësaj sa më shpejt të jetë e mundur. Kjo ishte përshtypja ime, sepse mënyra se si po shkojnë gjërat tani është mjaft problematike”, shtoi ai.
Erdogan tha gjithashtu se dy palët do të shkembejnë së shpejti 200 të burgosur.

