Dhimbje e madhe për familjen dhe shoqërinë…
Erjon Xhenje, 19-vjeçari që u vra pasditen e djeshme me armë zjarri teksa pinte kafe në një lokal pranë Bulevardit “Bujar Bishanaku” do të përcillet sot për në banesën e përjetshme.
Erjon Xhenje u qëllua me 5 plumba teksa pinte kafe në një lokal në Shkodër.
Autorët janë larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes me një motoçikletë dhe pak orë më vonë një motoçikletë u gjet e djegur jo shumë larg vendit të krimit.

