Gjatë paradites parashikohet që vendi ynë të ketë një mot me kthjellime dhe kalime të pakta të vranësirave, ku më të dukshme këto do të jenë në zonat malore.
Pas mesdite pritet shtim gradual i vranësirave në vend, të cilat mund të gjenerojnë shiu të imët në zonat veriore.
Ndërsa pjesa tjetër e territorit do të vijojë me mot të qëndrueshëm.
Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes, por do të rriten lehtë në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 7°C deri në 26°C.

