Në një prononcim në rrjetet sociale ish presidenti Ilir Meta, ka shprehur mbështetjen për propozimin e Konfinidustrisë që fasha për energjinë elektrike nga 800 kw të shkoi 1200kw.
Ja postimi:
Mbështes plotësisht propozimin e Konfindustrisë Shqiptare për rritjen e fashës së konsumit të energjisë elektrike, mbi të cilin do të zbatohet pagesa me çmimet e tregut ndërkombëtar për familjarët.
Propozimi për vendosjen e kësaj fashe nga 800Kw në 1200Kw në muaj është plotësisht i drejtë, pasi me fashën e vendosur nga Qeveria preken financiarisht dhe në mënyrë të konsiderueshme rreth 90.000 deri në 130.000 familje shqiptare, kryesisht ato të shtresës së mesme.
Në kushtet e rritjes të çmimeve të naftës, produkteve të shportës dhe çdo shërbimi, është e pavend të rëndohen edhe më tej buxhetet familjare.
Është koha për të mbështetur familjet shqiptare dhe jo për t’i zhvatur ato, me para që përfundojnë për inceneratorët, koncensionet dhe tenderat sekretë.
📌 http://www.konfindustria.al/mat.php?lang=1&idm=595


