Një tërmet i fortë ka lëkundur vendin fqinj këtë mëngjes.
Tërmeti ka rënë në ishullin e Kretës rreth orës 06:31 me orën lokale.
Ndërsa vlerësohet se ka pasur një madhësi 4.3 ballë të shkallës Rihter.
Epiqendra e tërmetit ka qenë në zonën detare në juglindje të Zakros dhe thellësia është llogaritur në 9.7 km.
Deri tani nuk janë raportuar të lënduar apo dëme materiale.

