Ish kryeministri Sali Berisha shkruan në rrjetet sociale, se me ftesë të Ambasadorit të Ukrainës Volodimir Shkurov, ishte i ftuar në koncertin e tre tenorëve virtuozë.
Ja postimi i plotë i tij:
Të dashur miq,
Me ftesë, dhe në shoqerinë e Ambasadorit të Ukrainës në Shqipëri, Shkëlqesisë së Tij, Volodimir Shkurov, mora pjesë në koncertin e mrekullueshëm të tre tenorëve virtuozë, Mykhailo Malafii, Klodjan Kaçani, Vitaly Kovalçuk, shoqëruar nga orkestra e Teatrit të Operas dhe Baletit, dhe instrumentistë të shquar ukraines, nën drejtimin e dirigjentit të mirënjohur, Leonardo Quadrini dhe regjinë e Osman Mulës. Morën pjesë të ftuar në koncert artistët e mirënjohur, pianisti Genc Tukiçi dhe soprano Ramona Tullumani. Një falenderim për Ambasadorin Shkurov, artistët ukrainas dhe shqiptarë, për koncertin dinjitoz, në nderim të kombit që po lufton sot për lirinë e botës. Lavdi Ukrainës! #sb


