Erërat e forta që përfshinë kryeqytetin në mbrëmjen e djeshme kanë “viktimizuar” një makinë të parkuar.
Ngjarja ka ndodhur në një nga rrugicat që lidhen me rrugën “Mine Peza” në qendër të Tiranës.
Suferina e mbrëmjes nisi rreth orës 20:30′ për të vazhduar mbi dy orë, mbas rrebeshit mëngjesit të së njëjtës ditë.
Pikërisht stuhi e mbrëmjes ka bërë që një nga drurët dekorativ të rrëzohet sipër një makine të parkuar buzë rrugës.
Fatmirësisht drejtuesi i saj ka pas ikur në banesë, por makina ka pësuar dëme të mëdha.

