Ish kryeministri Sali Berisha, ka shprehur gëzimin për fitoren e mundësit kuq e zi Abakarov në kampionatin e Beogradit.
Ja postimi i tij:
Një fitore historike, e jashtëzakonshme e mundësit Kuq e Zi, Zelimkhan Abakarov në Beograd!
Miq, shkruhet historia në Beograd, fitore tepër dominuese nga mundësi ynë me performancë mahnitëse e të rrallë, Zelimkhan Abakarov.
Mundësi Kuq e Zi nderoi flamurin tonë kombëtar, duke fituar medaljen e parë të artë në kampionatin botëror të mundjes.
Ai mposhti amerikanin, Gilman Thomas (medalist dhe kampion bote).
Një përballje burrërore tepër e saktë, tepër emocionuese, dhe gjithcka e mirëkalkuluar, e mirëmenduar nga sportisti ynë.
Urimet më të përzemërta.
🇦🇱🤼

