Një aksident i rëndë ka ndodhur parsditen e sotme në afërsi të fshatit Lepenicë, Vlorë. Mësohet se një automjet i llojit “Audi” është përplasur me një kamion në rrugën e Lumit të Vlorës.
Si pasojë e përplasjes, ka mbetur i plagosur drejtuesi i automjetit “Audi”, i cili është transportuar me urgjencë në spitalin e Vlorës për ndihmë mjekësore.
Shkak për aksidentin dyshohedt të jetë bërë lagështia në rrugë, si dhe shpejtësia e lartë me të cilin po ecnin mjetet. Në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

