Në Ditën Botërore të Pastrimit, ministrja Mirela Kumbaro ka zgjedhur një mënyrë origjinale për të përcjellë mesazhin e punës, por edhe të rritjes së kujdesit ndaj mjedisit.
Ajo ka pozuar në Gjirokastër me punonjësen e shërbimit të pastrimit, Kozetën gojëmjaltë e duarartë, siç shkruan Kumbaro.
Ja shënimi i saj në “Facebook”:
Ne Diten Boterore te Pastrimit🍀, dua t’ju pershendes nga sokaket e gurte me syte plot drite te Kozetes, gojemjalte e duararte,
punonjese e sherbimit te pastrimit🧹, ne Bashkine Gjirokaster!
#BesimTeNjerezit😍

