Kështu shkruan sekretari i PD-së Flamur Noka, teksa ka qenë në një takim me demokratë në zonën e Lumit të Vlorës.
Diskutuam, shkruan deputeti Noka, për një sërë problemesh që nga reforma territoriale, braktisja e vendit dhe politikat e opozitës.
Ja postimi i tij:
Sot iu bashkova demokratëve të Lumit të Vlorës në vijim të aksionit tonë politik. Reforma Territoriale dhe situata e rënduar ekonomike e zonës ishin temat e diskutimeve.
Partia Demokratike ka propozuar ndarje të re territoriale për këtë zonë, me krijimin e Bashkisë së Amantias krahas asaj ekzistuese të Selenicës.
Lumi i Vlorës ka qenë një krahinë e pasur blegtore, me të rinj e të reja krenarë për traditat dhe vendlindjen. Shteti i tyre ua vrau shpresën. I la më gjatë në mërgim seç e kishin e menduar. Zona është braktisur nga të rinjtë. Fotografitë flasin vetë.
Por ne do të trokasim derë më derë, kudo ku ende ka jetë. Partia Demokratike nuk do të lejojë që vendi të shkretohet nga një grup mafiozësh! Këtu do të jemi, si opozita më e fuqishme që kanë njohur qeveritë socialiste! ✌🏻


