Një 59-vjeçar është mbytur ditën e sotme në detin e Sarandës.
Bëhet me dije se në vendin e quajtur “Krahu i Shqiponjës”, Sarandë, dyshohet se është mbytur aksidentalisht në det, shtetasi Xhevat Lleshi, 59 vjeç, banues në Librazhd.
“Më datë 16.09.2022, në vendin e quajtur “Krahu i Shqiponjës”, Sarandë, dyshohet se është mbytur aksidentalisht në det, shtetasi Xh. Ll., 59 vjeç, banues në Librazhd.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes” njofton policia.

