NeutraleNeutrale
  • Opinion
  • Politikë
    Politikë
    Politika është arti i kërkimit të telasheve, gjetjes së tij kudo, diagnostikimit të gabuar dhe aplikimit të mjeteve të gabuara.
    Shfaq më shumë
    Më të lexuarat
    Intervista e Berishës për median rumune: Gjenerali Koldea është lidhja e vërtetë e Edi Ramës me kartelin Sinaloa
    2 years ago
    Dhunë në Këshillin Bashkiak, Blushi hedh letra mbi Veliaj, Halit Valteri hidhet në mbrojtje të kryebashkiakut
    2 years ago
    Dita e 170 e tubimit/Berisha-prindërve: Arsimi ka rënë me 62 pikë. Për të ardhmen e fëmijëve tuaj, ngrihuni së bashku me ne të çlirojmë arsimin tonë
    2 years ago
    Të Fundit
    Parlament/ Berisha: Të bëjmë një ndërhyrje urgjente për të hequr çdo taksë ndaj naftës për fermerët dhe transportin publik
    2 days ago
    Berisha: Samiti i Diasporës përfundon në mbledhje të burokratëve!
    3 days ago
    Pallati i shkrumbuar në Tiranë/ Rama, do rindërtohet nga ndërtuesi. Reagon Noka: Pallatet e tua dhe të çerrit në burg
    3 days ago
    Belind Këlliçi/ Ka dy përgjegjës për katastrofën dje në Tiranë, Edi Rama dhe Erion Veliaj!
    3 days ago
  • Rajoni
  • Bota
  • Ekonomi
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kulturë
Reading: Parlament/ Çelaj: Banorët e qarkut Kukës i drejtohen Britanisë sepse qeveria e vendit i ka braktisur…
Share
Notification Shfaq më shumë
Të Fundit
Rihapet Ngushtica e Hormuzit, por Bordi shqiptar i Transparencës, sot i shtoi dhe 3 lekë çmimit të naftës, teksa në botë çmimet kanë rënë dukshëm
Të tjera
Presidenti Begaj dekreton lirimin nga detyra të 5 ambasadorëve (Emrat)
Kryesore
Në bursë ka rënie të dukshme/ Bordi shqiptar i Transparencës ka rritur sot me 3 lekë çmimin e naftës
Ekonomia Kryesore
Basir Çollaku/ Të gjithë paguhemi nga droga!!?
Të tjera
Kryetari i Kuvendit, Peleshi pret në takim Kryetarin e Bashkisë së Horës së Arbëreshëve
Të tjera
Aa
NeutraleNeutrale
Aa
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Opinion
  • Kulturë
  • Letërsi
  • Ekonomia
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz
  • Kategoritë
    • Politikë
    • Kulturë
    • Opinion
    • Rajoni
    • Bota
    • Ekonomia
    • Lifestyle
    • Sport
  • Paneli
    • Postimet e ruajtura
    • Personalizo interesat
Follow US
  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

Parlament/ Çelaj: Banorët e qarkut Kukës i drejtohen Britanisë sepse qeveria e vendit i ka braktisur…

Neutrale
Last updated: 2022/09/16 at 10:14 AM
Neutrale 4 years ago
Share
SHARE

Kjo ka qenë sinteza e fjalës së deputetit demokrat Isuf Çelaj, në seancën parlamentare të djeshme.

Për më shumë fjala e plotë:

E nderuar drejtuese e seancës,
Të nderuar qyetetarë,
Të nderuar koleg
📌Sot na është paraqitur për miratim në këtë seancë Ratifikimini Memorandumit midis Republikës Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë Madhe dhe Irlandës e Veriut të përfaqësuar respektivisht nga Ministritë e Brendëshme të këtyre vendeve e cila ka të bëjë me shkëmbimin e informacionit lidhur me migracionin, në thelb nuk është gjë tjetër veçse nje instrument ligjor që mundëson marrjen e informacionit nga autoritetet britanike nepermjet autoriteteve tona kompetente per te lehtesuar kthimin e emigranteve te parregullt shqiptare ne atdhe.
📌Thënë me fjalë të tjera, se politikat e strategjitë e zhvillimit ekonomik të kësaj mazhorance kanē dështuar dhe vetëm sa kanë thelluar varfërinë e qytetarëve të thjeshtë duke e orientuar shfrytëzimin e pasurive drejt grupeve të caktuara kryesisht klienteve të afërt me të.
📌Kjo politikë e ka ndarë vendin aktualisht po të shikosh hartën e investimeve në këto 9 vite ku pjesa e investimeve në veri është shumë herë më e vogël se në jug duke çuar në thellimin e varfërisë kryesisht në qakun e Kukësit dhe mund të themi se sot kjo ndarje është në klient të qeverisë dhe në emigrantë. Këta te fundit e ndjejnë dhe provojnë mbi kurriz padrejtesinë sociale që mbretëron.
📌Përveç varfërisë këta emigrantë kanë humbur shpresën për drejtësi sociale pasi mundësitë janë të pakta për të bërë të mundur që të ndertojnë jetën normalisht këtu në vendin e tyre.
📌Në këtë emigracion me destinacion Britaninë, bie në sy për masivitetin e largimit të qytetarëve nga zona e Kukësit, Hasit e Tropojës! Kjo nuk është rastësi. Përveç varferise ekonomike, shteti dhe mungesa e dorës së tijë kanë kohë që i kanë braktisur këto krahina madje duke u hequr edhe shërbimet bazë siç edhe i kam paraqitur si shqetësim këtu përpara jush, qytetet janë kthyer në fjetina pasi rinia po ikën çdo ditë!
📌Pra qeveria u ka hequr shërbimet bazë, i ka varfëruar , u ka vrarë shpresat duke i detyruar këta të dëshpëruar të marrin arratinë.Në kētë kontekst, i vetmi shërbim që ofron shteti është ky memorandum për kthimin e tyre. Sigurisht këtu nuk mund të paragjykohet Britania pasi migracioni i paligjëshëm ësjtë bërë shqetësim për qeverinë e saj se në morinë e emigrantëve që kalojnë La Manshin në mënyrë klandestine ka edhe elemet të krimit të organizuar shqiptar pra problemi qëndron se ne po eksportojmë krim dhe kjo është shqetësimi më i madh i tyre, por qeveria Britanike është në të drejtën e saj për të kthyer emigrantët që kalojnë në rrugë të paligjeshme. Por nuk mund të lihet pa theksuar se qeveria shqiptare si ofertë të vetme për këtë emigracion ka këtë memorandum me karakter policor. Ky memorandum i kthen emigrantët, por jo shpresën. As i lufton rrënjët sociale se përse ka emigracion, të tillë nga vendi ynë. Mjafton të kujtojmë se fenomeni ka qënë po kaq i lartë edhe disa vite më parë në Francë ku qeveria dërgoi katër oficere në këtë vend.
📌Emigracioni nuk mund të mbyllet me forma policore,sepse nëse qetësohet në një vend, do të shperthejë në një vend tjetër. Duhen luftuar rrënjët e tij sociale. Por kjo qeveri nē vend që të shkulë këto rrënjë ajo i ka vaditur e po i vadit ato çdo ditë duke bërë fakt shpopullimin e zonave e krahinave të tëra!
📌Ndigjova kolegë të mazhorancës që thanë se deputet e zonave ku ka fluks të shtuar migracioni të bëhen pjesë e implementinit tē programeve të zhvillimit qē sigurojnë punësim etj, shumë mirë do ishte!
📍Por për ç’farë programesh punësimi flisni ju që me ardhjen tuaj në pushtet u rritët taksat,u mbyllët zyrat e shërbimeve, u mbylllët filjalin e Universitetit, nuk ka shkolla profesionale etj, ç’farë u mbetet atyre tjetër kur shumica e familjeve janë në kushtet e mbijetesës.
📍Qarku i Kukësit ka të ardhurat më të ulëta për frymë krahasuar me Tiranën do ti duhen plot 20 vite për të arritur nivelim e të ardhurave për frymë Tiranën sikur zhvillimi i sajë të qëndrojë në vend!
📍Atyre nuk u mbetet gjë tjetër vetëm të marrin rrugën me shumë rrisqe të migracionit biles edhe duke marrë para borxh për të paguar ata persona që i kalojnë me gomone në brigjet Britanike, e duke qënë të futur nën presionin e pagesës së borxhit bien pre e grupeve kriminale duke u përfshirë në veprimtari kriminale!
📍Një qytetar nga Hasi në një takim që kisha përoara ca ditësh në qytetin e Krumës mes lotësh më tha se nga varfëria e mungesa e shpresës jam detyruar ti nisë me gomone për në Londër të dy djemt në moshat 14 e 18 vjeç, pasi nuk kam asnjë mundësi që këtu tju sigurojë pagesën e shkollës së lartë dhe as atijë të voglit shkollim profesional dhe kemi mbetur shurdhër në shtëpi vetëm me bashkëshorten!
📌Prandaj ajo që kërkohet sot nga ne si opozitë,por edhe nga shumica e shqiptarëve është kthimi i shpresës se ky vend mund të bëhet, dhe e vetmja shpresë mbetet bashkimi i shqiptarëve për të bërë të mundur një orë e më parë largimin e kësaj qeverie!
Faleminderit

TAGGED: Lajme
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinion

Ing. Ajet Ramçaj*/ Të bajmë gjithçka që mos t’u lamë trashëgim fëmijëve e nipërve një Shqipni të boshatisur…
2 years ago
Opinion/Nga Edison Ypi: Mokra ka vdekur
3 years ago
Shpetim Axhami*/ Rritja e cilësisë në arsim, frenon largimet e shumë familjeve për jashtë shtetit.
3 years ago
Ad imageAd image

Të fundit

Rihapet Ngushtica e Hormuzit, por Bordi shqiptar i Transparencës, sot i shtoi dhe 3 lekë çmimit të naftës, teksa në botë çmimet kanë rënë dukshëm
9 hours ago
Presidenti Begaj dekreton lirimin nga detyra të 5 ambasadorëve (Emrat)
12 hours ago
Në bursë ka rënie të dukshme/ Bordi shqiptar i Transparencës ka rritur sot me 3 lekë çmimin e naftës
12 hours ago
Basir Çollaku/ Të gjithë paguhemi nga droga!!?
15 hours ago
Kryetari i Kuvendit, Peleshi pret në takim Kryetarin e Bashkisë së Horës së Arbëreshëve
1 day ago

Rihapet Ngushtica e Hormuzit, por Bordi shqiptar i Transparencës, sot i shtoi dhe 3 lekë çmimit të naftës, teksa në botë çmimet kanë rënë dukshëm

Presidenti Begaj dekreton lirimin nga detyra të 5 ambasadorëve (Emrat)

Në bursë ka rënie të dukshme/ Bordi shqiptar i Transparencës ka rritur sot me 3 lekë çmimin e naftës

Basir Çollaku/ Të gjithë paguhemi nga droga!!?

//

Ne ndikojmë në 20 milionë përdorues dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të aktualitetit, biznesit dhe teknologjisë në Shqipëri

  • Advertise with us
  • Newsletters
  • Deal

Katekorite

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Regjistrohu për buletinin tonë

Regjistrohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!


    NeutraleNeutrale
    Follow US

    © 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

    Removed from reading list

    Undo
    Neutrale
    Mirëse u ktheve!

    Hyni në llogarinë tuaj

    Lost your password?