Në vizitën e fundit në Kiev, Sekretari Amerikan i Shtetit Anthony Blinken njoftoi 2.2 miliardë dollarë ndihmë të re ushtarake për Ukrainën, por edhe për 18 vende të tjera që konsiderohen të rrezikuara nga një agresion i mundshëm rus në të ardhmen.
Shtetet e tjera që përfitojnë nga kjo mbështetje janë: Shqipëria, BiH, Bullgaria, Mali i Zi, Republika Çeke, Estonia, Gjeorgjia, Greqia, Kosova, Letonia, Lituania, Moldavia, Polonia, Rumania, Maqedonia e Veriut, Sllovakia dhe Sllovenia.
Lista përfshin tetë vende në Evropën Juglindore, pesë prej të cilave janë nga Ballkani Perëndimor, gjë që konfirmon interesin e shtuar të SHBA-së në rajonin ku Rusia ka forcuar ndjeshëm ndikimin e saj vitet e fundit. Serbia nuk është në listë, sepse amerikanët ofrojnë ndihmë ushtarake dhe financiare vetëm për aleatët e deklaruar si të tillë.
Por ka diçka që vërehet lehtë në listën e shteteve që përfitojnë nga kjo ndihmë.
Mungon Turqia, edhe pse është ushtria e dytë më e madhe brenda NATO-s.
Pikërisht ky detaj lë vend për interpretime dhe teori konspirative…



