Tragjedi e rëndë në familjen Çelaj në fshatin “Ngraçan” , njësia administrative me të njëjtin emër, të Mallakastrës.
Njoftohet se Batjar Çelaj 63-vjeçar i ka dhënë fund jetës duke konsumuar fotoksinë.
Ngjarja u raportua nga policia ditën e sotme, por gjithçka bëhet më e rëndë, kur mëson rrethanat e kësaj vetëvrasje.
Batjar Çelaj, është babai i Indrit Çelajt, tekniku i kondicionierëve që u vra nga vëllezërit Griseldo dhe Albano Kusi në 22 gusht të vitit 2019 në Tiranë, ngjarje e dhimbshme ajo e asaj kohe, mbasi shkaku ishte krejt banal.
Konflikti që i mori jetën të riut mallakastriot nusi për rrjedhjen e ujit nga tubi i kondicionierit.
Pronari i banesës, Griseldo Kusi e qëlloi 26- vjeçarin me armë zjarri në kokë, duke e lënë të vdekur në vend.
Mesa duket dhimbja e mbartur për të birin e ikur në lule të moshës e ka thyer Batjarin dhe zgjodhi vetëvrasjen për të mbyllur plagën atërore.
Gjithësesi këto janë gjykime paraprake, mbasi do jetë hetimi i çështjes që do të zbardh shkaqet.
Kujtojmë se fshati Ngraçan është afro 20 km larg nga qendra e Bashkisë Ballsh.

