Kështu shkruan në “Facebook” ministrja e bujqësisë Frida Krifca duke referuar seancës parlamentare të djeshme.
Ja postimi i saj:
Sot në parlament miratojmë një fond të rëndësishëm për mbështetjen në bujqësi nëpërpmjet programit IPA III
Pas suksesit të padiskutueshëm të disbursimit të fondeve të progamit të kaluar që na ngjiti në krye të rajonit, me programin e ri #Bujqësia do të përfitojë nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria shqiptare dhe 146 milion Euro në kuadër të fondeve IPARD.
Këto fonde do të investohen aty ku duhen më shumë dhe ku kanë efektivitet më të lartë nëpërmjet Rrjetit të të Dhënave të Kontablilitetit në nivel Ferme, një mekanizëm që krahas informimit do të na japë për herë të parë dhe matjen e impaktit të politikave publike në këtë sektor.
Vazhdojmë të investojmë me mbështetjen e Komisionit Evropian në rritjen e sigurisë ushqimore nga “Ferma në tavolinë” për të prodhuar më mire më shumë dhe produkte më të sigurtë në çdo hallkë prodhimi.
Së bashku me BE për të vënë në jetë vizionin tonë të bujqësisë shqiptare.

