Jose Murinjo trajneri më i mirë në Serie A, por edhe nga më të mirët në Europë.
Fitorja e Romës me Helsinkin mbrëmjen e djeshme e ka vendosur 59 vjeçarin Murinjo në barazim me rekordin që deri dje e mbante Aleks Ferguson.
Pra rrjedhimisht ata mbeten trajnerët me më shumë fitore në kompeticionet europiane.
Murinjo dhe Ferguson kanë arritur 106 fitore në kompeticionet europiane.
Kujtojmë se Jose Mourinho u shpall si trajneri më i mirë i muajit gusht në Serie A
Trofeu do të jepet në ndeshjen paraprake Roma-Atalanta, e planifikuar për të dielën e 18 shtatorit në stadiumin “Olimpico” të Romës.


