Në emisionin e sotëm të “Ditë e re” në RTV ORA, ishte i ftuar eksperti i energjitikës, Azmer Duleviç, i cili deklaroi se karikuesi i celularit harxhon energji elektrike sa dy gota ujë të hedhura në liqenin e Fierzës.
Po cilat janë pajisjet brenda shtepisë të cilat na konsumojnë shumë energji në familjet tona?
I pyetur për këtë, z.Duleviç u shpreh se bolieri ose siç njihet ngrohësja e ujit të dushit, soba e gatimit si dhe pajisjet ngrohëse siç mund të jenë reflektorët, kaloriferët e kondicionerët janë harxhuesit më të mëdhenj të energjisë në familjet shqiptare.
I pyetur nga moderatori nëse dhe tharësja e flokëve futet tek kjo listë, z. Duleviç u përgjigj se tharësja e flokëse është një pajisje që harxhon gjithashtu, por duke qenë se përdoret për një kohëzgjatje relativisht të shkurtër, nuk përbën ndonjë shqetësim.



