“Ne ishim miq prej një jete dhe ai më vodhi 400 mijë euro cash. Hoqa një barrë,”-kështu tha i moshuari për vrasjen e shokut të tij. Domenico Gottardelli, 78-vjeçari nga Bergamo – Covo i akuzuar se kishte vrarë të mërkurën e kaluar me një plumb në gjoks Fausto Gozzinin, ka treguar gjithçka gjatë marrjes në pyetje në hetuesi.
I ndaluar nga burgu i Kremonës, ku ndodhet në paraburgim prej tre ditësh, ai u mor në pyetje mëngjesin e sotëm nga gjyqtarja për hetimet paraprake Elisa Mombelli, Domenico Gottardelli, 78-vjeçari nga Covo (Bergamo) që qëlloi mëngjesin e së mërkurës së kaluar 61-vjeçarin Fausto Gozzini, në provincën e Kremonës.
“Pse e vrava? Sepse doja ta bëja – rrëfeu hidrauliku pensionisti, i akuzuar për vrasje me paramendim -. Imja ishte fiksim: e mendoja ditë e natë.
Në gjithë këto vite mendoja vetëm se si të bëja këtë e të çlirohesha.
Ai njeri, i cili ishte miku im dhe më grabiti gjithçka.
“Klienti im është plotësisht i vetëdijshëm për atë që ka bërë por ai është i qetë sepse më shpjegoi se është sikur më në fund të kishte hequr qafe një gur,”-tha për mediat italiane avokati i tij, Santo Maugeri.
Mesa duket të dy kanë qenë konfliktuar për para, derisa një prej tyre ka vendosur që t’i marrë jetën.


