Një tragjedi nga pakujdesia mund të konsiderohet paraprakisht ajo çfarë ka ndodhur në llixhat e Elbasanit, ku ka humbur jetën 34-vjeçari i identifikuar si Alban Pashollari.
Ai së bashku me një shokun e tij kanë parkuar në rrugë dhe rreth orës 22:00 shkuan pranë një hoteli ku qëndrojnë persona, të cilët kurohen në ujërat termale.
Biznesi ishte i mbyllur, por dy djemtë nuk dihet ende pse, zgjodhën të qëndronin jashtë. Ata hapën rubinetin e ujërave termale për të mbushur pishinat e jashtme.
Fillimisht i riu nga Tirana ka humbur ndjenjat dhe është dërguar në spital, por fatkeqësisht ka ndërruar jetë.
Dyshimet e para janë se ai është asfiksuar nga akujt termal, të cilat përmbajnë element të shumë kimik dhe minerale, ku avujt e squfurit ndihen më së shumti.
Policia ka marrë në hetim rastin për të zbardhur shkaqet e ngjarjes tragjike.

