Luçiano Boçi, nënkryetar i PD-së dhe profesor universiteti shpreh mbështetje për kolegët e tij, pedagogët e universiteteve.
Ai shkruan në “Facebook” se pedagogët protestojnë për dinjitetin e tyre.
Gjithashtu Boçi, deklaron se PD-ja solidarizohet me ta dhe do të jetë në mbështetje të kërkesave të tyre.
Ja postimi:
Pedagogët janë në protestë për dinjitetin e tyre👏🏻
📌Mbështes si deputet, por edhe si pedagog kërkesat tërësisht legjitime të pedagogëve dhe punonjësve të administratës së universiteteve, që sot protestuan te Fakulteti i Shkencave të Natyrës.
Protestuan, jo thjesht për paga më të larta, por për dinjitetin e tyre!
Prej 4 vitesh kërkesat janë mbi tryezën e qeverisë dhe asgjë s’ka ndryshuar! Vlerësoj maksimalisht këtë protestë për dinjitet në çdo universitet të Shqipërisë!
Gabon kush i zhvlerëson kërkesat tyre!





