Sekretarja e përgjithshme në Ministrinë e Brendshme, Elena Pici ka dhënë dorëheqjen nga posti i lartë.
Në njoftimin zyrtar thuhet se Pici u largua për arsye personale, por mediat shkruajnë se ajo është larguar pas debateve të ashpra që ka patur teksa hartohej akti normativ për ndërtimet pa leje.
Pici erdhi me bujë në këtë post mbasi kishte qenë e punësuar në Kryeministri dhe mendohej se u katapultua me mbështetjen e Sekretarit të Përgjithshëm të Kryeministrisë Engjëll Agaçi.

