Kështu shkruan ish presidenti Ilir Meta në rrjetet sociale.
Ai e shoqëron postimin e tij me një foto të Azem Hajdarit në takimin e studentëve me Ramiz Alinë në dhjetor 1990.
Ja postimi:
Mbrojtja e demokracisë është sot një detyrë patriotike. Zgjidhja nuk është largimi nga vendi, as nënshtrimi, por përballja me të keqen, që ka kapur për fyti Shqipërinë!
Dita Ndërkombëtare e Demokracisë na gjen sot në betejë dhe në krye të misionit të përbashkët historik: Të shpëtojmë demokracinë nga pengmarrja e një pakice të inkriminuar dhe të korruptuar!
Kjo është beteja jonë, e njerëzve të lirë, të ndershëm dhe punëtorë, e rinisë tonë të mrekullueshme! Koha nuk pret! Demokracia, Liria dhe Dinjiteti Njerëzor janë të panegociueshme! ✌️🇦🇱


